Lajme

Rama rikthen aktivitetet pas pushimeve, takime me ministrat dhe Pacollin në Kryeministri

Pas mbylljes së pushimeve zyrtare, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rifilluar sot aktivitetet e tij me një sërë takimesh në Kryeministri.

Në prag të sezonit të ri parlamentar dhe përgatitjeve për Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama është takuar me disa ministra të kabinetit, përfshirë ministrin e Financave, Petrit Malaj, ministren e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe zv/kryeministren Belinda Balluku.

Një element që ka tërhequr vëmendje ka qenë prania e biznesmenit të njohur Behgjet Pacolli në zyrat e Kryeministrisë. Ai është parë duke dalë nga godina pas përfundimit të takimeve, duke ngritur pyetje mbi temat e diskutimit dhe angazhimin e tij në këtë periudhë.

Burime nga mazhoranca bëjnë të ditur se një fokus i veçantë është përgatitja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila pritet të jetë një ngjarje politike e rëndësishme, ku mund të shpallet kabineti i ri qeveritar dhe të ketë ndryshime në strukturën e qeverisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button