Kosova

Prizren: Aktakuzë për “vjedhje të rëndë” ndaj Sh.H., prokuroria propozon konfiskimin e pasurisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Sh.H., i cili ndodhet në paraburgim që nga 23 qershori i këtij viti, për shkak të dyshimit se ka kryer disa vepra penale të “vjedhjes së rëndë” dhe “vjedhjes së rëndë të mbetur në tentativë”.

Sipas aktakuzës, më 12 janar, i pandehuri Sh.H. nga fshati Greme i Ferizajt, në bashkëkryerje me V.G., shtetas i Bullgarisë, kanë hyrë me forcë në argjendarinë “G” në Prizren, pasi kishin çaktivizuar sistemin e alarmit. Të maskuar dhe të pajisur me mjete të përshtatshme, ata morën rreth 3 kg ari 14 karatësh, një pesë-lirësh, 2 lira, disa hallka dore, 1 kg argjend dhe një peshore. Vlera e dëmit ndaj pronarit A.B. llogaritet rreth 195 mijë euro.

Po atë natë, të dyshuarit tentuan të kryenin edhe një grabitje në argjendarinë “S.G.” në Prizren, ku hynë brenda lokalit dhe provuan të hapnin kasafortën, por nuk arritën ta hapnin dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, më 23 janar, në rrugën “Mbreti Pirro” në Prizren, i pandehuri Sh.H. ka depërtuar me forcë në objektin e S.A., duke marrë një modem interneti dhe një pajisje DVR, si dhe duke dëmtuar kabllot e kamerave të sigurisë.

Prokuroria ka propozuar edhe konfiskimin e pasurisë së dyshuar të fituar nga vepra penale, përfshirë:

një apartament prej 117 m² në Ferizaj,

automjetet Renault Megane, BMW (1K4 dhe Z3), Peugeot 308,

si dhe një traktor të markës STELS/650-ST.

Në përfundim, prokurori i çështjes ka kërkuar nga gjykata që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button