Pritje në kufi: Mërgimtarët nisin udhëtimin drejt Kosovës, pritjet deri në 1 orë në Dheu i Bardhë

Me rritjen e fluksit të mërgimtarëve që kthehen në vendlindje për pushimet verore, pikat kufitare të Kosovës po përballen me rritje të pritjeve për hyrje në vend.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë shënuar në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ku mërgimtarët po presin deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Muçibabës, kohëzgjatja e pritjes arrin deri në 40 minuta, ndërsa në pikëkalimet e tjera pritjet janë më të lehta dhe zgjasin nga 10 deri në 15 minuta.
Autoritetet kufitare apelojnë për durim dhe bashkëpunim nga udhëtarët, ndërsa njoftojnë se janë shtuar kapacitetet për të përballuar fluksin në rritje.
Pritet që gjatë ditëve në vijim, me afrimin e muajit gusht – periudhës kulmore të pushimeve – fluksi i hyrjeve të rritet edhe më shumë.