Kosova
Pritje deri në 10 minuta në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit sa i përket situatës në pikat kufitare të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht hyrja në territorin e Kosovës po zhvillohet me pritje të lehta, që nuk i kalojnë 10 minutat.
Ky informacion vjen në një periudhë kur fluksi i qytetarëve, veçanërisht nga diaspora, është në rritje për shkak të sezonit të pushimeve verore. Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të informohen me kohë për situatën në kufi dhe të shfrytëzojnë pikat kufitare alternative për të shmangur pritjet e mundshme.