Kosova
Prishtinë: Personi nën ndikim të alkoolit sulmon policët, përfundon në mbajtje për 48 orë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ku një person nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë brenda stacionit të policisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar në rrugën “5 Maji”, rreth orës 23:15 të datës 7 tetor 2025. Fillimisht, i dyshuari ishte sjellë në stacionin policor për intervistim, por gjatë procedurës ka tentuar të largohet nga ambientet e policisë.
Në përpjekje për ta ndaluar, ai ka sulmuar zyrtarët policorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të lehta trupore.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar për “sulm ndaj personit zyrtar”.



