Kosova

Gianni Infantino viziton Kosovën, dekorohet nga presidentja Osmani

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, po qëndron sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij, kreu i FIFA-s do të dekorohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në orën 13:00.

Ky është viziti i dytë i Infantinos në Kosovë, ndërsa ai do të nderohet nga shteti kosovar për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe afirmimin e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ceremonia pritet të zhvillohet në ambientet e Presidencës së Kosovës, në prani të zyrtarëve të lartë të vendit dhe përfaqësuesve të institucioneve sportive.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button