Lajme

Prishje ndërtimi pa leje në Ksamil: IKMT dhe Policia Bashkiake ndërhyjnë pa incidente

IKMT dhe Policia Bashkiake e Sarandës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët në zonën turistike të Ksamilit, ku është prishur një banesë e ndërtuar pa leje.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja është realizuar pa hasur në rezistencë apo përplasje nga ana e banorëve.

Ky aksion është pjesë e operacioneve të vazhdueshme për identifikimin dhe shembjen e ndërtimeve pa leje, me fokus të veçantë në zonat bregdetare dhe turistike, ku ndërtimet e paligjshme cenojnë planifikimin urban dhe mjedisin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button