Kosova
Presidentja Vjosa Osmani uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.
Në mesazhin e saj, presidentja theksoi se 1 shtatori sjell gjithmonë frymën e një fillimi të ri dhe mundësinë për të shkruar histori suksesi. “Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet kursejnë me angazhimin,” tha Osmani.
Ajo uroi që ky vit të jetë i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë nxënësit dhe komunitetin shkollor.