Sport

Edon Zhegrova mbërrin në Torino, i pritën tifozët me flamur të UÇK-së

Ylli kosovar i futbollit, Edon Zhegrova, ka zbarkuar në Torino mëngjesin e sotëm dhe është pritur nga dhjetëra tifozë të Juventusit.

Gjatë pritjes, futbollisti i deritashëm i Lille mori autografe dhe u fotografua me tifozët, ndër të cilët disa mbanin një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Zhegrova nënshkroi me shumë kënaqësi mbi flamur, duke treguar afeksion për komunitetin shqiptar që e kishte prit në aeroport.

Pas pritjes, 26-vjeçari iu drejtua qendrës mjekësore, ku do t’i kryejë testet e zakonshme para se të finalizojë kontratën me klubin e njohur italian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button