Kosova
Presidentja Osmani takim me zyrtar të lartë të NATO-s në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon takimet e saj me përfaqësues të lartë në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga Nju Jorku, Osmani ka njoftuar se është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
“Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, ka theksuar Presidentja.
Takimi me zyrtarin e lartë të NATO-s vjen në kuadër të agjendës së ngjeshur të Osmanit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.



