Kosova
Presidentja Osmani priti ministren finlandeze të Jashtme, kryesuese e OSBE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila aktualisht mban postin e kryesueses së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Gjatë takimit, Osmani e falënderoi Valtonen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e saj në rrugën euroatlantike të vendit. Ajo gjithashtu diskutoi me ministreshën për zhvillimet e fundit në vend, rolin e OSBE-së ndër vite në Kosovë dhe prioritetet e saj aktuale.
Valtonen po qëndron në Kosovë pas vizitës së saj në Serbi.



