Kosova
Tejkalimi i manganit në ujin e Liqenit të Badocit, paralajmërime për qytetarët

Pas paralajmërimit të IKShPK-së për qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, lidhur me tejkalimin e përqendrimit të manganit, profesori i kimisë toksikologjike, Lulzim Zeneli, ka sqaruar rreziqet shëndetësore të konsumimit të ujit me nivele të larta të këtij elementi.
Profesori Zeneli thekson se mangani është një element esencial për organizmin, i cili merret normalisht përmes ushqimit. Por konsumimi i tij në sasi të larta përmes ujit mund të shkaktojë probleme, kryesisht neurologjike.
Sipas Zenelit, vlerat normale të manganit në ujë janë deri në 0.05 mg/l. Teprica mund të dëmtojë sistemin nervor, duke ndikuar veçanërisht tek fëmijët. Tek të rriturit mund të shfaqen dridhje të muskujve dhe çrregullime të tjera neurologjike.



