KryesoreLajme
Kryesore

Presidenti Costa optimist për Shqipërinë në BE: “Jeni në rrugën e duhur!” – Batutë Ramës për këmbët e gjata drejt Europës

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa foli me superlativa për Shqipërinë, ecurinë institucionale me reformat deri tani për rrugën drjet BE-së, kryeministrin Edi Rama dhe fitoren e zgjedhjeve, si dhe hapjen e Kolegjit Europian në Tiranë.

Ai pati vetëm fjalë të mira, kurse për anëtarësimin u shpreh i sigurt, duke thënë se tani nuk ëhstë e rëndësishme të pyetet se si dhe pse, por kur do anëtarësohet.

Costa shprehu besimin te Shqipëria se ritmi do jetë i lartë dhe anëtarësimi të ndodhë edhe më përpara afatit, teksa konfirmoi se vendimi i BE-së për zgjerimin në rajon është përfundimtar dhe i pandryshueshëm. Ai tha se besonte se “Shqipëria do bëhet anëtar i BE-së me patjetër”.

“I dashur Edi, faleminderit për mikëpritjen kaq të ngrohtë. Është kënaqësi për mua ta përmbyll turin tim në 6 vendet e rajonit këtu në Tiranë. Procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimior është investimi i duhur dhe e kemi ne në dorë ta bëjmë këtë proces deri në fund. Shqipëria është në rrugën e duhur për BE-në. Rezultati i zgjedhjeve shprehur dëshirën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE. Urime për këtë fitore mbresëlënëse. Anëtarësimi është i mundur nuk bëhet fjalë pse, por kur. Ju e dini se si bëhet. Ju inkurajoj t’i mbani sytë te ky objektiv dhe t’i shkoni deri në fund Sundimi i ligjit lufta kunsër korrupsionit dhe reformat. Thellim bashkëpunimit tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Dialogu mes BE dhe Shqipërisë para ca muajsh është shembull i mirë dhe ky është gur i rëndësishëm me këtë samit me 40 lider, kjo është hera e parë që bëhet në këtë vend jashtë BE-së dhe me padurim pres ditën e nesërme për të parë arritjet e mëtejshme.

Përgëzoj edhe Mogherinin për iniciativën, nismën, realizimin këtu të Kolegjit të Europës, uroj edhe studentët e vitit të parë që marrin pjesë këtu. Më vjen shumë keq që nuk do kem kohë të vij te Kolegji dhe shpreh kënaqësinë që ju shoh këtu. Europa nuk do të thotë vetëm begati, apo vetëm vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët për të ardhmen e përbashkët, ndaj është kënaqësi që shoh këtu vitin e parë të studentëve sepse pas themeluesve e etërve të BE-së ky është moment i rëndësishëm, si në 1992 për një hap tjetër të rëndësishëm. Dhe fatmirësisht ju keni këmbë të forta dhe të gjata për ta bërë këtë hap”, tha Costa.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button