Kryesore
Policia shoqëron tre persona pas një konflikti pranë qendrës së votimit tek ‘Petro Nini’; PD denoncon shkelje zgjedhore

Policia e Tiranës ka shoqëruar tre persona, të cilët janë përfshirë në konfliktin që ndodhi afër qendrës së votimit tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.
Më herët, Partia Demokratike (PD) ka denoncuar disa persona në shkelje me ligjin, të cilët dyshohen se zotëronin materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare.
Sipas PD-së, përfaqësues zyrtarë të saj kanë njoftuar Policinë e Shtetit mbi rastin.