Kosova

Policia publikon broshura digjitale për hyrjen dhe qëndrimin e të huajve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka publikuar broshura informuese digjitale për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për shtetasit e huaj që ndodhen apo planifikojnë të vizitojnë vendin.

Broshurat përmbajnë udhëzime të detajuara mbi rregullat e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në përputhje me Ligjin për të huajt.

Qëllimi i tyre është t’u ofrojnë publikut informacion të qartë dhe të saktë mbi procedurat ligjore dhe mundësitë e punësimit në territorin e Kosovës.

Materialet janë të qasshme përmes faqes zyrtare të Policisë së Kosovës dhe rrjeteve sociale të institucionit.

Policia ka ftuar qytetarët dhe vizitorët e huaj që t’i konsultojnë këto udhëzues, për të siguruar informim të drejtë dhe respektim të rregullave ligjore gjatë qëndrimit në vend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button