Lajme

BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përcjellë urimet për kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, me rastin e marrjes së detyrës.

Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, delegacioni thekson se Shqipëria ka mundësi reale për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027, me kusht që të vijojë zbatimi i reformave të nevojshme.

“Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027”, thuhet në reagim.

Delegacioni europian nënvizon se është në pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për arritjen e këtij momenti historik, në të mirë të qytetarëve të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button