Kosova

Policia parandalon kontrabandën e mallrave nga Serbia në Kamenicë

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast kontrabande me mallra në Kamenicë, duke sekuestruar një ngarkesë me vlerë prej rreth 10 mijë eurosh.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 8 shtator 2025, rreth orës 20:20, njësia policore ka ndaluar një traktor që drejtohej nga një shtetas i Serbisë. Në mjet ishte i ngarkuar mall – ushqim për peshq – që dyshohet se ishte futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, malli është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button