Kosova
Kryesore

FSK zhvillon trajnim special “Mbijetesa në ujë”

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ndarë pamje nga trajnimi i radhës i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i quajtur “Mbijetesa në ujë”.

Ai ka bërë të ditur se ky trajnim u organizua nga Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së, me qëllim ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake për mbështetje të autoriteteve civile.

“Mbijetesa në ujë” është trajnim i specializuar që përgatit pjesëtarët e FSK-së për përballje me situata të ndërlikuara në mjedise ujore, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike për situata mbijetese në kushte të rënda.

Sipas Maqedoncit, gjatë trajnimit ushtarët janë aftësuar në teknika të ndryshme, përfshirë notin taktik, improvizimin e mjeteve për mbijetesë në zona ujore, si dhe mënyrat e kalimit të sigurt të zonave të rrezikshme ujore.

Ky trajnim, siç theksohet, synon ngritjen e përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së si në nivel individual, ashtu edhe në nivel ekipor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button