Kosova
Policia ndalon kontrabandën e çokollatave në Kamenicë

Të mërkurën rreth orës 18:10, njësitet patrulluese të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, në bashkëpunim me njësitë e tjera policore, kanë parandaluar një rast kontrabande në fshatin Bugjenicë të Kamenicës.
Policia ndaloi dy automjete me dy drejtues kosovarë, të cilët transportonin mallra – çokollata në sasi 4,032 dhe 2,240 copë – me vlerë rreth 2,500 euro. Të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin ligjor për mallrat.
Me urdhër të prokurorit kompetent, është iniciuar rasti për shkelje të ligjit “Kundërvajtje Doganore”. Mallrat e konfiskuara janë dorëzuar Doganës së Kosovës.