Kosova

Kosovari F.Xh. kthehet nga Italia në Kosovë pas vendimit të gjykatës

Një kosovar me inicialet F.Xh., 34 vjeç nga fshati Mushtisht i Suharekës, është ekstraduar mbrëmë nga Italia në Kosovë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, ekstradimi është realizuar rreth orës 20:15 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai është dorëzuar nga autoritetet italiane dhe pranuar nga zyrtarët e Stacionit Policor Suharekë, më pas duke u dërguar në Qendrën e Paraburgimit.

F.Xh. ishte dënuar më 16 shkurt 2019 nga Gjykata Themelore në Prizren me 20 muaj burg për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por kishte shmangur vuajtjen e dënimit deri tani. Ekstradimi është kryer në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe thekson përkushtimin e saj në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button