Kosova

Policia konfiskon dy furgonë që transportonin dru ilegalisht në Shtërpcë

Policia ka konfiskuar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës në Shtërpcë, në dy raste të ndara të evidentuara në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.

Sipas njoftimit të Policisë, masa drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë, ku do t’i nënshtrohet matjes dhe procedurave të mëtejshme ligjore

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet kompetente për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button