Sport

Policia e Tiranës: Kufizime rrugore për ndeshjen Shqipëri–Jordani në “Arena Kombëtare”

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për ndeshjen miqësore të futbollit midis Shqipërisë dhe Jordanisë, që zhvillohet këtë të martë në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 19:00.

Sipas njoftimit zyrtar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, si dhe për mbarëvajtjen e aktivitetit, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor në disa akse përreth stadiumit. Kufizimi i lëvizjes së mjeteve nis nga ora 17:00 dhe do të zgjasë deri në përfundim të ndeshjes.

Rrugët që do të preken nga kufizimet janë:

Rruga “Dervish Hima”

Rruga “Gjergj Filipi”

Segmenti pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”

Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë kufizimet dhe të shmangin lëvizjet me automjete në këto akse, si dhe iu bën thirrje tifozëve dhe sportdashësve të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button