Rajoni

Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE: Von der Leyen vlerëson progresin e bërë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian është “realisht në prag”, duke vlerësuar progresin e vendit në procesin e integrimit dhe nevojën për përshpejtimin e reformave.

Komentet u bënë gjatë hapjes së Konferencës së parë investuese Mali i Zi – BE në Luçtica, afër Tivatit. Von der Leyen theksoi rëndësinë e reformave në sundimin e ligjit, transparencën në prokurimet publike dhe krijimin e një ambienti të favorshëm për biznes.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, njoftoi një cikël investimesh mbi tre miliardë euro dhe parashikoi mbylljen e të gjitha kapitujve negociues deri në fund të vitit 2026, me qëllim anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2028.

Presidentja e KE-së përgëzoi Malin e Zi për harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke veçuar qëndrimin e qartë ndaj Rusisë dhe kontributin ushtarak në Ukrainë. Ajo gjithashtu inkurajoi vendin të shfrytëzojë fondet e Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor dhe njoftoi heqjen e roaming-ut me BE-në nga viti 2026.

Raporti i ri i Komisionit Evropian për progresin e Malit të Zi pritet të publikohet më 4 nëntor, duke reflektuar arritjet dhe sfidat e mbetura, me fokus në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, demokracinë dhe përafrimin me standardet e BE-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button