Lajme

Policia e Shtetit nis zhvendosjen e automjeteve për Giro d’Italia në Tiranë

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, Policia e Shtetit ka nisur zhvendosjen e automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar përgjatë itinerarit të garës që do të zhvillohet në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë ndërhyrë në rrugët e shpallura të bllokuara, ku për një kohë të gjatë janë lënë automjete në kundërshtim me rregullat e qarkullimit. Automjetet po hiqen me mjet ngritës (karrotrec) dhe po transportohen në një hapësirë të dedikuar në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.

Kontrollet dhe zhvendosjet do të vijojnë deri në lirimin e plotë të hapësirave që përkojnë me itinerarin e garës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke respektuar kufizimet e përkohshme për të siguruar zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie. Njëkohësisht, apelon shmangien e parkimeve të gabuara në segmentet e përfshira në aktivitet.

Zhvillimi i garës ndikon drejtpërdrejt në promovimin e imazhit të vendit, duke e vendosur Shqipërinë në vëmendjen e publikut ndërkombëtar sportiv.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button