Kosova
Policia e Kosovës shqipton 2,493 gjoba dhe arreston 28 persona në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shqiptuar 2,493 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Sipas raportit të policisë, në këtë periudhë kanë ndodhur gjithsej 80 aksidente trafiku, nga të cilat 56 kanë qenë me dëme materiale, ndërsa 24 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar.
Në të njëjtën kohë, policia ka njoftuar për 28 persona të arrestuar për shkelje të ndryshme të ligjit.
Autoritetet vazhdojnë thirrjen për qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe masat e sigurisë për të parandaluar aksidentet dhe incidente të tjera.