Kosova

Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë organizon mbrëmje solemne kulturore për 115-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës

Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales që mban emrin e saj, Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë organizon një mbrëmje solemne kulturore më 26 gusht 2025, duke filluar nga ora 19:30.

Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e katedrales dhe ka për qëllim të nderojë jetën, veprën dhe trashëgiminë e pavdekshme të humanistes shqiptare, e cila u bë simbol botëror i dashurisë, përkushtimit dhe mëshirës ndaj të varfërve.

Në këtë mbrëmje të veçantë do të performojnë artistë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët përmes muzikës dhe artit do të përcjellin një mesazh mirënjohjeje, paqeje dhe dashurie, në nder të figurës së Shën Nënë Terezës, e njohur nga mbarë bota si “Nëna e madhe e Globit”.

Organizatorët ftojnë publikun e gjerë që t’i bashkohet kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore e shpirtërore, duke e konsideruar pjesëmarrjen një akt reflektimi dhe respekti ndaj jetës dhe misionit të Nënë Terezës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button