Kosova

Policia e Kosovës sekuestron Mercedes G63 me vlerë 160 mijë euro në Suharekë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një automjet luksoz, Mercedes G63 i vitit 2022, me vlerë prej 160 mijë eurosh, me qëllim të zbardhjes së detyrimeve të pashlyera të pronarit të tij.

Sekuestrimi i automjetit është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane, të cilat dyshojnë se pronari kishte detyrime financiare të papaguara lidhur me këtë mjet. Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, automjeti u largua nga Gjermania dhe u gjet në Kosovë, në qytetin e Suharekës.

“Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe për veprimet e mëtejme do të veprohet sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë,” njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ky rast është një shembull i qartë i bashkëpunimit mes institucioneve kosovare dhe atyre ndërkombëtare, veçanërisht me vendet e Bashkimit Evropian, në forcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për drejtësi dhe siguri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button