Kosova

Kapet në Morinë 48-vjeçari nga Kosova, tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh drejt Shqipërisë

Një 48-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh për t’i shitur në Shqipëri.

Policia e Kukësit njoftoi se ndalimi i shtetasit B.M. u bë gjatë kalimit të automjetit të tij në zonën e kontrollit kufitar. Gjatë kontrollit, oficerët gjetën dhe sekuestruan pjesë të ndryshme automjetesh, pa dokumentacion apo fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i këmbyer ose shesë në territorin shqiptar.

Pas veprimeve hetimore, B.M. u arrestua me akuzën për “kontrabandë me mallra të tjera”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button