Kosova

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar një kërkesë për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të vjedhjes.

Policia ka bërë publike një fotografi të të dyshuarit dhe kërkon nga qytetarët që kanë ndonjë informacion për identitetin ose vendndodhjen e tij të kontaktojnë sa më shpejt.

Të gjithë ata që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit lutën të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin emergjent 192 ose në emailin [email protected].

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button