Lajme

Polici i plagosur rëndë në Dibër, arrestohet drejtuesi i dehur i automjetit

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e djeshme në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet tip “Golf”. Drejtuesi i mjetit, Alban Shoti, 27 vjeç, u arrestua nga Policia e Dibrës, pasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i riu nga Dibra është ndaluar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ngjarja ndodhi teksa oficeri Veli Gjura, 64 vjeç, ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun në kuadër të mitingut përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike në qytetin e Peshkopisë. Për pasojë, ai u përplas nga automjeti dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident u përfshi edhe një 20-vjeçar tjetër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Peshkopisë.

Materialet për ngjarjen i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për hetime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button