Lajme
Plagosje me thikë në Maliq, 15-vjeçari jashtë rrezikut për jetën, procedohet penalisht 14-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras, Maliq, ku një 15-vjeçar është plagosur me mjet prerës (thikë). I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal ndaj një 14-vjeçari, i cili dyshohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.