KryesoreLajme
Kryesore

Petrit Vasili: Rrugaçë të paguar pushtuan qendrën e votimit në Vorë, policia e zhdukur, Spiropali e shoqëruar prej tyre

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur se banditë të shumtë kishin pushtuar sheshin para qendrës më të madhe të votimit.

Gjatë bisedës me moderatorët Flavio Qarri dhe Eneida Ndoci, Vasili tregoi se po këta bandidë që kërcënuan deputetë, shoqëronin Elisa Spiropalin nëpër votë.
Ishim sot në Vorë, ishte haptas një rast ku shteti, qeveria e organizuar dhe fshehur pas rrugaçëve, e kishte lënë tërësisht qendrën e Vorës në dorë të tyre.

Nuk kishte asnjë përfaqësues policie, as nga SPAK as nga BKH, as nga prokurori, nga task forcat e famshme.

Gjithçka ishte lënë në duar të këtyre rrugaçëve që u bënin presion votuesve që të votonin PS-në.

Tentuan të bënim dhe presion ndaj meje si deputet, Blushit, sekretarit organizativ.

Na thonin ikni, se këtu ka fituar PS-ja kaq përqind.

Ishin sigurisht të paguar, orientuar me regji dhe qëllimisht policia e shtetit, ishte zhdukur ndonëse ishte një qendër e madhe votimi në shkollë.

Ishin grupe rrugaçësh në mes të sheshit dhe nuk kishte asnjë këmbë polici.

Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, e shoqëruar nga po të njëjtët rrugaçë dilte e shëtiste nëpër Vorë’, tha Petrit Vasili në SYRI TV.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button