Lajme

Përplasje mes Edi Ramës dhe gazetares kosovare në Samitin e Shkupit

Në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Shkup, ku liderët e vendeve të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian diskutojnë për zbatimin e Planit të Rritjes, u shënua një moment tensioni mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe një gazetareje nga Kosova.

Gjatë një deklarimi për media, Rama u dëgjua duke i thënë gazetares së ulur “ngritu ore”, ndërsa ajo i përgjigjej me të qetë, “fuqia është të zëri, jo të gjatësia”.

Ky moment nxiti reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku shumë komentues interpretuan përplasjen si një reflektim të atmosferës dinamike dhe shpesh të nxehtë gjatë samiteve rajonale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button