Marta Kos falënderon Edi Ramën dhe shpreh optimizëm për hapjen e kapitujve të Shqipërisë në BE

Në hapjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për ndikimin e tij në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Duke folur për hapjen e tre kapitujve të negociatave të Shqipërisë me BE-në gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, Kos tha:
“Nëse vazhdojmë kështu, do të mund t’i hapim gjithë kapitujt këtë vit dhe, siç thashë dje, mezi pres ta festoj hapjen e kapitujve të fundit.”
Komisionerja Kos foli gjithashtu edhe për rrugën evropiane të Kosovës dhe përkushtimin e kryeministrit Albin Kurti në procesin e aderimit në BE:
“Zotëri Kurti, ju keni shpenzuar shumë energji në procesin e aderimit në BE,” deklaroi ajo gjatë samitit që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.