
Përmbyllja e fushatës elektorale të PD në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është thjeshtë madhështore.
Qytetarët dhe mbështetësit e PD kanë vërshuar këtë të premte përgjatë Bulevardit të ri të Tiranës, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme dhe një mesazh ndryshimi e optimizmi, se përballë çdo presioni e frike, ata do ia dalin me demokratët në krah.
Njëjtë siç nuk u dorëzua lideri I së djathtës shqiptare, Sali Berisha, këtë të premte, qytetarët treguan me pjesëmarrjen e tyre në përmbyllje të fushatës se janë për rotacion dhe për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë, pa mashtrime por me realitete të prekshme, njëjtë si programi i PD-ASHM.