
Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në juglindje të vendit po shkon drejt përfundimit, teksa në katër nga gjashtë bashkitë e qarkut ky proces është mbyllur plotësisht.
Që prej mëngjesit të sotëm, ka nisur shpërndarja në KZAZ 74 dhe 75 të bashkisë Korçë, ku për zonat rurale (KZAZ 74) ajo tashmë ka përfunduar, ndërsa për qytetin (KZAZ 75) pritet të dorëzohet vetëm një kuti për një qendër votimi.
Në bashkitë Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec, materiali zgjedhor është shpërndarë plotësisht përkatësisht në 74, 49, 26 dhe 8 qendra votimi.
Ndërkohë, në bashkinë e Pogradecit procesi vijon, me 20 qendra votimi që ende nuk janë pajisur me materialet përkatëse konkretisht në zonat e qytetit, Udënishtit dhe Buçimasit.