Kosova

Përfundon numërimi i votave për asambletë komunale në disa komuna të Kosovës

Nëpër Qendrat Komunale të Numërimit ka vijuar procesi i numërimit të votave për kandidatët e asambleve komunale, ndërsa në disa komuna ky proces tashmë ka përfunduar.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në disa komuna janë procesuar të gjitha votat nga vendvotimet, ndërsa në të tjerat numërimi po vazhdon.

Në Gjakovë ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit, ku AAK prin me 32.30% të votave, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 18.73%, PDK me 15.50% dhe LDK me 12.52%.

Edhe në Gjilan është përmbyllur procesi i numërimit, ku rezulton se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para.

Në Pejë janë procesuar të gjitha votat, me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) që kryeson garën.

Gjithashtu, në Podujevë është përfunduar procesimi i të gjitha vendvotimeve.

Në Vushtrri, procesi i numërimit është përmbyllur po ashtu. Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, PDK ka siguruar 38.32% të votave për Kuvendin Komunal, Vetëvendosje 26.10%, LDK 21.36%, ndërsa Nisma ka marrë 5.53% të votave.

Procesi i numërimit pritet të përfundojë së shpejti edhe në komunat e mbetura, pas së cilës KQZ do të publikojë rezultatet përfundimtare për të gjitha komunat.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button