Kosova

Arrestohet në Podujevë për organizim të lojërave të fatit të paligjshme

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmjen e së hënës një person në Podujevë, nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në një lokal, ku i dyshuari është hasur në flagrancë duke zhvilluar veprimtari të paligjshme të bixhozit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 85 euro para të gatshme, 1,000 dinarë serb, si dhe pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur për funksionimin e lojërave të fatit.

“Podujevë / 13.10.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor në një lokal është hasur duke organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale janë sekuestruar 85 euro para të gatshme, 1,000 dinarë dhe pajisje të ndryshme elektronike që mundësojnë zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pas arrestimit, rasti është proceduar për hetime të mëtejshme dhe se do të vazhdojnë aksionet kundër veprimtarive të paligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button