Lajme
Kryesore

Përfundon numërimi i votave brenda vendit – Pjesëmarrja 42.21%, në pritje të votave nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, që përfshiu të gjitha subjektet zgjedhore në 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave paraprake nga KQZ:

Numri total i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.

Kanë votuar 1.458.251 qytetarë, duke regjistruar një pjesëmarrje prej 42.21%.

1.402.820 vota janë shpallur të vlefshme, ndërsa 55.334 janë konsideruar të pavlefshme.

Votat nga diaspora: procesi në vazhdim
Ndërkohë, procesi i numërimit të votave të shqiptarëve që votuan nga jashtë vendit është ende në zhvillim. Deri tani janë numëruar 75.414 fletë votimi, nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit. KQZ bën të ditur se procesi i numërimit për qarkun Kukës ka përfunduar plotësisht.

Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese
Në lidhje me votimin preferencial për kandidatët në listat e hapura, numërimi dhe vlerësimi ka përfunduar në disa zona zgjedhore:

Qarku Shkodër: 2 KZAZ

Qarku Kukës: 2 KZAZ

Qarku Dibër: 2 KZAZ

Qarku Berat: 2 KZAZ

Qarku Korçë: 2 KZAZ

Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ

Qarku Vlorë: 5 KZAZ

Qarku Tiranë: 2 KZAZ

Në total, 24 KZAZ kanë përfunduar këtë fazë të procesit, ndërsa 7 zona të tjera janë ende në pritje të fillimit të numërimit:

3 KZAZ në qarkun Durrës (nr. 20, 23, 25)

4 KZAZ në qarkun Tiranë (nr. 30, 35, 36, 40)

KQZ ka theksuar se rezultatet përfundimtare do të shpallen vetëm pas përfundimit të plotë të numërimit të votave, përfshirë edhe ato nga jashtë vendit dhe votat parapëlqyese të kandidatëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button