Lajme

Aksident masiv në Tiranë shndërrohet në konflikt të dhunshëm mes shoferëve

Një aksident masiv i ndodhur pasditen e sotme pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë ka përfunduar në një përleshje të dhunshme mes drejtuesve të mjeteve të përfshira.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë katër automjete, mes tyre edhe një makinë luksoze tip GLE. Përplasja mes mjeteve duket se ka shkaktuar tensione të mëdha, pasi drejtuesit e tyre kanë kaluar në konfrontim fizik, duke përdorur edhe leva hekuri.

Situata ka degeneruar deri në momentin kur një patrullë policie është afruar në vendin e ngjarjes, çka ka bërë që shoferët të braktisin makinat dhe të largohen me vrap për t’iu shmangur ndalimit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e personave të përfshirë në përleshje. Ende nuk ka të dhëna për të lënduar, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve të dhunës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button