Sport

Përfundon me sukses Turneu Ballkanik në Padel, i organizuar në Tiranë

Dita e sotme shënoi mbylljen e suksesshme të aktivitetit 4-ditor të Turneut Ballkanik në sportin e Padelit, zhvilluar për herë të parë në Shqipëri. Aktiviteti, që u zhvillua nga 10-13 Prill, ishte një organizim i jashtëzakonshëm nën kujdesin e administratorit të “Albania Padel Group”, Alessandro Pallini. Pjesëmarrësit, të cilët përfshinin sportistë nga shumë vende të botës, e bënë këtë ngjarje një festë të vërtetë të sportit.

Në këtë aktivitet historik, morën pjesë gjithsej 48 skuadra të ndara në dy kategori, A dhe B. Sfida finale përfundoi me një ndeshje të shkëlqyer ndërmjet çifteve Pato Belluati-Juan Bordoli nga Argjentina dhe Juarez Gaston, që krijoi skuadrën me italianin Bart Zagaria. Pas një ndeshje të nivelit të lartë, ku të dy skuadrat shkëmbyen goditje të shpejta dhe strategji të shtruar, triumfuan Belluati dhe Bordoli, duke fituar titullin e kampionëve.

Në përfundim të turneut, Alessandro Pallini dorëzoi trofeun e kampionëve për dyshën fituese dhe mbylli Kupën Ballkanike për këtë vit. Pallini shprehu shpresën për organizime të tjera të këtij niveli në Shqipëri, me qëllim rritjen e cilësisë në sportin e Padelit dhe inkurajimin e brezit të ri për t’u angazhuar më shumë në aktivitete sportive.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button