Kosova

Përfundon më 11 tetor periudha e votimit jashtë Kosovës përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 11 tetor përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë votimi ka nisur më 17 shtator dhe vlen vetëm për 43,933 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit.

Votuesit e regjistruar jashtë Kosovës duhet të dërgojnë pakot e tyre me fletëvotime deri më 11 tetor në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.

KQZ ka vendosur kuti postare funksionale në shtete të ndryshme për të mundësuar votimin, duke përfshirë: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button