Përfaqësimi i grave në zgjedhjet lokale 2025: Arta Nallbani më e votuara nga kandidatët gra

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, dhjetë gra garuan për poste të kryetares së komunave (pa përfshirë komunat me shumicë serbe) në qytete si Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaj, Vushtrria, Deçani, Kamenica, Fushë Kosova, Drenasi dhe Kaçaniku. Ky fakt tregon përpjekjet për rritje të përfaqësimit gjinor në nivel lokal, duke i dhënë grave mundësi për të pasur një rol më aktiv në politikën komunale.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidatja më e votuar grua është Arta Nallbani e PDK-së në Pejë, e cila ka marrë 4,86% të votave ose 2,005 vota nga 41,283 qytetarë që votuan.
Të tjera rezultate të grave kandidatë ishin:
Besa Shahini (PSD) – Prishtinë: e pesta me 1,55% (1,591 vota).
Natyra Kuçi (PSD) – Deçan: e treta me 11,73% (1,789 vota).
Emilja Rexhepi (Nova Demokratska Stranka) – Prizren: e gjashta me 3,63% (2,102 vota).
Xhevahire Izmaku (NISMA) – Vushtrri: e katërta me 2,40% (712 vota).
Xhemile Murati Shabani (AAK) – Ferizaj: e katërta me 1,70% (835 vota).
Jona Arifi (PDK) – Kamenicë: e pesta me 4,69% (685 vota).
Vildane Latifi (AAK) – Fushë Kosovë: e katërta me 1,18% (250 vota).
Egzona Tërdevci (LVV) – Drenas: e treta me 4,01% (1,008 vota).
Hafize Sallahi (AAK) – Kaçanik: e gjashta me 1,37% (220 vota).
Edhe pse shumica e kandidatëve gra nuk arritën rezultate të larta, pjesëmarrja e tyre shënon një hap përpara drejt rritjes së përfaqësimit gjinor dhe hap një fushë të re sfidash dhe mundësish për gratë lidere në Kosovë.



