Bota

Aksident i rëndë hekurudhor në Sllovaki, përplasen dy trena – 20 persona të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në lindje të Sllovakisë, ku dy trena janë përplasur duke lënë të paktën 20 persona të plagosur.

Sipas autoriteteve lokale, fatmirësisht nuk raportohet për viktima, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spitalet më të afërta.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura dhe hetimet kanë nisur për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes, qarkullimi hekurudhor në zonë është pezulluar përkohësisht.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button