Sport

Për herë të parë, gjyqtarë kosovarë në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës

UEFA ka deleguar për herë të parë gjyqtarë nga Kosova për të drejtuar një ndeshje në fazën e “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Genc Nuza do të mbajë bilbilin në përballjen Strasbourg (Francë) – Brøndby (Danimarkë), që zhvillohet nesër mbrëma, duke filluar nga ora 20:00, në stadiumin “Stade de la Meinau” në Strasbourg.

Në këtë ndeshje, Nuza do të asistohen nga Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj. Pesëshja kosovare në rolin e VAR-it do të kompletohet nga Dardan Çaka.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) thekson se delegimi i gjyqtarëve kosovarë në një ndeshje kaq të rëndësishme është dëshmi e profesionalizmit, përkushtimit dhe punës së tyre të palodhshme ndër vite, si dhe shpreh besimin që UEFA ka tek drejtësia e tyre.

“Jemi të bindur se ata do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin tonë në arenën evropiane,” thuhet në njoftimin e FFK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button