Kosova

Pas alarmit për kërcënim, Njësia e Reagimit të Shpejtë mbërrin afër Kuvendit

Pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës janë parë duke u vendosur në afërsi të objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, pas një kërcënimi të raportuar.

Zyrtarët policorë janë parë duke bashkëbiseduar me personat përgjegjës për sigurinë në terren, ndërkohë që është rritur niveli i gatishmërisë.

Policia e Kosovës ka udhëzuar të gjithë deputetët dhe punonjësit e tjerë të Kuvendit që të largohen nga objekti, për shkak të një kërcënimi që është bërë përmes një telefonate. Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë për natyrën apo burimin e kërcënimit, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare nga autoritetet për të sqaruar situatën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button