Kosova

Duda Balje pas evakuimit nga Kuvendi: “Na thanë me dalë sa më shpejt, s’besoj që ka me ndodhë diçka”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas urdhrit të papritur për evakuimin e deputetëve nga objekti i Kuvendit, që dyshohet se është bërë për shkak të një kërcënimi.

“Na thanë me dalë sa më shpejt prej Kuvendit, asgjë më shumë. Naj alarm, naj sen. S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me kanë fake”, ka deklaruar Balje për media.

Ajo ka lënë të kuptohet se nuk është dhënë ndonjë informacion i detajuar për natyrën e kërcënimit, ndërsa theksoi se shpreson që gjithçka të jetë alarm i rremë.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar lidhur me situatën, ndërsa pritet që Policia e Kosovës të japë më shumë informacione gjatë ditës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button