KryesoreLajme

‘Pas 18 vitesh Kruja dhe Fushë Kruja u kthye blu’/ Aulon Kalaja: Do ishte në nderin tim që t’i përfaqësojë qytetarët

Gazetari dhe njëherazi kandidat për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja ka qënë i ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ku ka folur për 11 majin dhe surprizat në këto zgjedhje.

Kalaja njoftoi se pas 18 vitesh, qyteti i Krujës dhe Fushë Krujës u kthye blu duke shënuar një ngjarje jashtëzakonshme.
Pas 18 vitesh Kruja dhe Fushë Kruja është kthyer blu. Ngjarje e jashtëzakonshme dhe e vlerësoj shumë gjithë mbështetjen që më kanë dhënë qytetarët. Një premtim që e kam bërë edhe në studion tuaj është se do ta kthej Fushë Krujën në bashki. Fushatën e kam bërë me një telefon dhe kam folur për hallet e qytetarëve’, u shpreh Kalaja.

Gjithashtu kandidati për deputet, u shpreh se ‘do ishte në nderin e tij që t’i përfaqësojë qytetarët’ në parlament.

Intervista në studio:

Krasta: Çfarë bërë ndryshe që nuk e bënë të tjerët?

Kalaja: Pas 18 vitesh Kruja dhe Fushë Kruja është kthyer blu. Ngjarje e jashtëzakonshme dhe e vlerësoj shumë gjithë mbështetjen që më kanë dhënë qytetarët. Një premtim që e kam bërë edhe në studion tuaj është se do ta kthej Fushë Krujën në bashki. Fushatën e kam bërë me një telefon dhe kam folur për hallet e qytetarëve.

Nuk kam pasur makina të shtrenjta, njerëz që të më hapnin derën e makinës. I kam thënë qytetarëve që unë nuk blej vota, unë jam një si ju. Ju më keni sot në dorë për të më dhënë votën, unë do ua shpërblej juve nesër.

Kam hyrë me faqe të bardhë në politikë dhe do dal me faqe të bardhë. Nëse do jem në parlament do jem përballë qeverisë dhe për projektet kanë mënyra se si do të thithen. Parlamentit i ka munguar përfaqësimi nga kjo zonë që të flasë për hallet e këtyre qytetarëve.

Do ishte në nderin tim që t’i përfaqësojë qytetarët. Tani po hapen kutitë e Fushë Krujës dhe unë jam në avantazh por varet nga Durrësi se si do të vijojë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button