Parisi hap lumin Seine për not pas më shumë se një shekulli

Për herë të parë që nga viti 1923, banorët e Parisit janë lejuar të notojnë në lumin historik Seine. Vendimi historik u mor pas një projekti të madh pastrimi, që kishte për synim përgatitjen e qytetit për Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Temperaturat e larta në Francë i shtynë shumë parisianë që të freskohen në ujërat e lumit, i cili deri tani ka qenë i ndaluar për not për shkak të ndotjes. Zyrtarët lokalë konfirmuan se nga sot janë hapur tri zona të përcaktuara për not në qytet, ndërsa çdo ditë do të lejohen mbi 1,000 persona për t’i shfrytëzuar ato.
“Jemi shumë të lumtur që ia dolëm. Disa nuk besonin se kjo mund të bëhej, por ne e realizuam,” u shpreh Pierre Rabadan, nënkryetari i bashkisë për lumin Seine.
Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, autoritetet do të monitorojnë cilësinë e ujit çdo ditë. Në rast se uji është i pastër, do të vendoset një flamur i gjelbër për të sinjalizuar se noti është i lejuar. Në të kundërtën, flamuri i kuq do të tregojë se zona është e mbyllur për shkak të rrezikut të ndotjes.
Përveç Parisit, edhe 14 zona të tjera për not do të hapen në lumenjtë Seine dhe Marne jashtë qytetit, ku dy prej tyre janë funksionale që nga muaji qershor.
Ky projekt i ambicioz synon të rikthejë lidhjen e qytetarëve me lumin dhe të promovojë jetesën e qëndrueshme urbane.