
Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat veriore dhe gjysmën lindore të territorit vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
Ndërkohë orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të vranësirave, por momente me pika shiu do të mbeten dominante sërish në zonat Lindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në ët dy vlerta ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë makimale mbi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i papërfillshëm.